spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:07
HomeSportKlubet italiane nuk i hiqen Xhakës, pas dështimit të Milanit, një tjetër...

Klubet italiane nuk i hiqen Xhakës, pas dështimit të Milanit, një tjetër gjigant interesohet për të

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E ardhmja e Granit Xhakës vazhdon të jetë ende e mjegullt.

Për një kohë të gjatë, emri i tij ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Milani, por ky transferim përfundimisht dështoi.

- Advertisement -

Sipas mediumit italian “Gazzetta dello Sport”, një tjetër klub i madh italian, po shfaq interes serioz për shërbimet e tij.

Fjala është për Juventusin, i cili ka shprehur interesimin e hapur për transferimin e Xhakës, vlera e të cilit pritet të jetë mes 12 dhe 15 milionë euro.

- Advertisement -

Megjithatë, nënshkrimi i Xhakës nga Zonja e Vjetër do të realizohej vetëm nëse klubi arrin ta shesë Douglas Luiz.

Braziliani është në listën për t’u larguar, ndërsa në mesin e zëvendësuesve të mundshëm janë Xhaka dhe Sandro Tonali.

Raportet e fundit thonë se Tonali ka përparësi në listën e Juventusit, por Xhaka mbetet një opsion i hapur dhe realist për repartin e mesfushës edhe për faktin se ka kosto shumë herë më të ulët se italiani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat