Bayern Mynih-u ka marrë goditje të rëndë pas lëndimit të legjendës së ekipit, portierit, Manuel Neuer.
Ky i fundit u detyrua të largohej nga fusha gjatë barazimit 2-2 kundër Mainz-it në Bundesligë të dielën, për shkak të një dëmtimi në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
Gjatë kontrollit mjekësor, u konfirmua se Neuer kishte një dëmtim të muskulit ‘ischio-krural’ të djathtë, që do ta mbajë Neuer larg fushave për një kohë ende të pacaktuar.
Klubi bavarez bëri të ditur se Neuer do të humbasë me siguri ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Heidenheim-it, ndërsa stafi mjekësor do të vlerësojë rikuperimin ditë pas dite.
Në mungesë të numrit 1 gjerman, trajneri Vincent Kompany mund t’i besojë portën të riut Jonas Urbig, 22 vjeç, i cili deri tani ka regjistruar dy “porta të pastra” në dy paraqitjet e tij të Bundesligës këtë sezon.
Ky dëmtim është një goditje e rëndë për Bayernin, i cili synon të ruajë kryesimin në Bundesligë dhe të konsolidojë pozicionin në Champions League.
Menaxhimi i emergjencës në portë do të jetë kyç për arritjen e objektivave sezonale të skuadrës bavareze.



