Edon Zhegrova është përsëri në qendër të vëmendjes nga klubet e mëdha evropiane, të cilat duan shërbimet e yllit tonë.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, skuadra e Napolit është interesuar për transferimin e Zhegrovës.
Madje skuadra italiane gjatë kësaj jave ka pasur bisedime me Lilën për futbollistin e Kosovës.
Megjithatë, bëhet me dije se ekipi francez ka refuzuar të negociojë transferimin e 25-vjeçarit, në afatin kalimtar të janarit.
Raportohet se Napoli e vlerëson lart Zhegrovën, duke e venë në krye të listës së transferimeve.



