spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
07:59
HomeSportKlubi i njohur italian nuk është më në duartë e amerikanëve

Klubi i njohur italian nuk është më në duartë e amerikanëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Interi tashmë nuk është më amerikan, por kanadez. Më saktësisht, pronarët e klubit janë kanadezë, pasi fondi “Oaktree” që mori klubin nga kinezët, i është shitur plotësisht fondit të investimeve “Brookfield”, i cili është kanadez.

Shitja kishte nisur prej kohësh dhe “Brookfield” kontrollonte 74% të aksioneve të “Oaktree”.

- Advertisement -

Por tani me një ndërhyrje financiare prej rreth 3 miliardë dollarësh, kanadezët kanë blerë edhe pjesën e mbetur të aksioneve të shoqërisë amerikane, duke siguruar edhe asetet e saj.

Për Interin raportohet se nuk ndryshon asgjë në aspektin drejtues, pasi plani i “Brookfield”, që vlerësohet mbi 80 miliardë dollarë, nuk është që të shesë klubin apo të bëjë ndryshime radikale.

- Advertisement -

Çdo gjë që do të vijojë siç ishte programuar me “Oaktree”, me ndonjë lëvizje të vogël që do të ndodhë si zakonisht në raste të tilla në bordin drejtues.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat