spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeSportKlubi mbretëror i gatshëm ta shesë lojtarin

Klubi mbretëror i gatshëm ta shesë lojtarin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit.

Në anën tjetër, klubet arabe tejet të interesuara për sulmuesin brazilian vazhdojnë të bëjnë “presion”, duke rritur ofertat për të.

- Advertisement -

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dy klubet arabe Al-Nassr dhe Al-Hilal, kanë rritur ofertën për Rodrygo-n, duke ofruar deri në 130 milionë euro për kartonin e tij.

Një shifër e konsiderueshme që tregon ambicien dhe fuqinë ekonomike që po rritet në futbollin saudit.

- Advertisement -

Dy klubet në fjalë janë të gatshme të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për të siguruar një lojtar që ka treguar shumë cilësi dhe ka potencial të madh për rritje të mëtejshme.

Drejtuesit e Real Madrid janë në një dilemë të madhe.

Nga njëra anë, ata e dinë që Rodrygo mund të jetë vendimtar në planet e tyre të ardhshme, por nga ana tjetër, oferta financiare është shumë joshëse.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat