Storm/Diplomacia: Përballë zhvillimeve kritike dhe të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, me mundësinë e eskalimit të mëtejshëm dhe kërcënimet ndaj sigurisë së civilëve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë hapa të dukshëm për të mbrojtur qytetarët e saj që mund të ndodhen në rajon për arsye legale. Ndërsa vendet fqinje janë aktive në ofrimin e informacioneve dhe mundësive të kontaktit për qytetarët e tyre, Kosova duhet të shmangë qasjen “larg syve, larg zemrës” dhe të sigurojë mbështetje maksimale. Është kruciale që qytetarëve kosovarë t’u ofrohet siguri dhe asistencë përmes kapaciteteve shtetërore dhe ndihmës nga vendet mike.