spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:10
HomeKulturëKoleksioni i artit bashkëkohor bëhet i qasshëm për studiuesit dhe publikun

Koleksioni i artit bashkëkohor bëhet i qasshëm për studiuesit dhe publikun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka përfunduar procesi i evidentimit, klasifikimit dhe organizimit të koleksionit të artit bashkëkohor në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Një ekip i dedikuar bibliotekarësh dhe studiuesish ka punuar intensivisht për të sistemuar këtë koleksion të pasur dhe të veçantë, duke e bërë atë tashmë të aksesueshëm për publikun.

- Advertisement -

Koleksioni përfshin materiale të shumta dhe të larmishme që reflektojnë zhvillimet më të rëndësishme në fushën e artit bashkëkohor, si:

Libra tematikë dhe monografi për artistë vendorë e ndërkombëtarë

- Advertisement -

Katalogje ekspozitash dhe retrospektivash

CD, DVD dhe materiale digjitale me dokumentarë dhe performanca artistike

Pllaka vinili dhe regjistrime arkivore audio eksperimentale

Revista dhe botime periodike mbi artin dhe kritikën bashkëkohore

Kaseta manjetofoni me përmbajtje historike dhe eksperimentale

“Ky koleksion tashmë është i hapur për studiues, artistë, studentë dhe publikun e gjerë, duke ofruar një mundësi të vlefshme për hulumtim, edukim dhe frymëzim artistik. Ai përfaqëson një pasuri të rëndësishme kulturore dhe një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë bashkëkohore artistike”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat