Më 3 prill të vitit 1880 lindi në Londër Obrej Herbert (Aubrey), politikan, diplomat dhe shkrimtar anglez.
Ai është një ndër emrat më të spikatur të miqësisë anglo-shqiptare. Udhëtimet e tij nëpër trojet shqiptare gjatë viteve 1904–1917 krijuan një lidhje të fortë shpirtërore me popullin shqiptar, të cilat e bënë një njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe.
Në një epokë krizash ekzistenciale për kombin shqiptar, ai u shndërrua në një mbrojtës të palodhur të pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë.
Përmes krijimit të Komitetit Anglo-Shqiptar në Londër, bashkë me Edith Durhamin, Herbert ndërtoi një urë komunikimi mes Shqipërisë dhe kancelarive europiane. Angazhimi i tij si “delegat nderi” i Federatës “Vatra” dhe ndërhyrjet në Konferencën e Paqes në Paris (1919) në mbrojtje të integritetit territorial të Shqipërisë dëshmojnë për peshën e tij diplomatike.
Trashëgimia e tij letrare dhe dokumentare, ndër të cilat edhe vepra “Ben Kendim” (“Unë vetë”, Londër 1924), mbetet një dëshmi e vyer për vlerat e shqiptarëve.
Ai u nda nga jeta më 26 shtator 1923.
Shteti shqiptar ka shprehur disa herë mirënjohjen për Obrej Herbert duke i akorduar atij dekorata të larta shtetërore. /atsh



