spot_img
E enjte, 23 Prill, 2026
12:29
HomeSiguriaUshtriaKomandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të...

Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka pritur në një vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Stephen Osborn.

Sipas njoftimit, vizita u zhvillua në frymën e partneritetit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

- Advertisement -

“Me këtë rast, Jashari i uroi mirëseardhje të ngrohtë Gjeneralit Osborn dhe delegacionit shoqërues, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Garda Kombëtare e Ajovës ka dhënë për zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, të dy gjeneralët zhvilluan bisedime për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat