spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:25
HomeKosovaKomandanti i KFOR-it takon shefen e zyrës greke në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon shefen e zyrës greke në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, sot ka pritur në takim Shefen e zyrës së Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se, takimi ka ofruar një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë.

- Advertisement -

“Gjeneral Ulutaş theksoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "V"

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj Heleni Vakali.

Vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneral Ulutaş theksoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për misionin.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili brenda rolit të tij si institucion përgjegjës për sigurinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat