spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
03:17
HomeBotaKombet i bashkohen dhimbjes: E shtuna ditë zie në nderim të Papa...

Kombet i bashkohen dhimbjes: E shtuna ditë zie në nderim të Papa Françeskut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli i Ministrave shpalli të shtunën, 26 prill, ditë zie kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Sipas vendimit të qeverisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

- Advertisement -

Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

- Advertisement -

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Papa Françesku u shfaq për herë fundit në publik më 20 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin tradicional ”Urbi et Orbi”, në fund të meshës së Pashkëve, të kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

Në 12 vitet e pontifikatit, Papa i parë jezuit dhe i Amerikës së Jugut në histori është angazhuar pa u lodhur për mbrojtjen e emigrantëve, mjedisin dhe drejtësinë sociale pa vënë në dyshim pozicionet e Kishës për abortin apo beqarinë e priftërinjve.

Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat