spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:31
HomeSportKombëtarja mbetet pa kapitenin

Kombëtarja mbetet pa kapitenin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kapiteni Berat Gjimshiti, nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë shkaku i lëndimit.

Mbrojtësi kuqezi u lëndua në ndeshjen e Champions League, me ekipin e tij Atalanda në sfidën ndaj Shakhtar Donetsk dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë.

- Advertisement -

Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa-s.

Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

- Advertisement -

Lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat