spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:12
HomeSportKombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, Kumbulla stërvitje veçmas grupit

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, Kumbulla stërvitje veçmas grupit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ditën e sotme seancën e fundit në Tiranë, në prag të ndeshjes së parë kundër Anglisë në Wembley të Londrës.

Pasi do të zbresin në fushën me bar natyral të “Shtëpisë së Futbollit”, pasdite kuqezinjtë do të nisen me avion çarter për në qytetin e Londrës, shkruan Panorama.

- Advertisement -

Stafi teknik ka kërkuar që ky udhëtim të bëhet dy ditë përpara ndeshjes, kështu lojtarët do të kenë mundësi që të pushojnë.

Ditën e nesërme do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore në Wembley dhe konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, dhe një prej lojtarëve ose kapitenit të ekipit.

- Advertisement -

Ndeshja do të marrë jetë ditën e premte, duke nisur nga ora 20:45

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat