Kevini është banori i radhës që lë shtëpinë më të madhe në vend.
Ai doli nga shtëpia, duke marrë përkrahje nga të gjithë banorët.
Ndryshe të nominuar ishin Anisa, Gresa, Xheneta, Kevini, Rovena dhe Leo.
Kevini është i lumtur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3.
Pas arritjes në studio, ai tha se është krenar për atë se çka ka bërë brenda shtëpisë më të madhe në vend.
“Unë jam i lumtur, për mua ka qenë vështire gjuha, dhe i kam kaluar dy muaj, jam krenar dhe shumë i lumtur, dhe e di që kam më shumë për të treguar për juve ndoshta me muzikë”, u shpreh Kevin.



