spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:36
HomeKulturëKomisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe Letërsisë mblidhet për diskutime

Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe Letërsisë mblidhet për diskutime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Akademinë e Shkencave u mbajt mbledhja e Komisionit të Përhershëm të Gjuhësisë dhe Letërsisë, me pjesëmarrjen e anëtarëve të komisionit dhe grupit të punës për strategjinë e kërkimit shkencor të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Mbledhja u kryesua nga prof. dr. Anila Omari, kryetare e Komisionit të përhershëm të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

- Advertisement -

Diskutimet u përqendruan në projektin e strategjisë së kërkimit shkencor, e cila do të finalizohet në ditët në vijim, si dhe në planifikimin e aktiviteteve për vitin 2025. Akademia e Shkencave bëri me dije se u diskutua nevoja e përditësimit të disa çështjeve të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, pa prekur parimet themelore.

- Advertisement -

Ndër propozimet e miratuara ishin: Organizimi i një tryeze pune për drejtshkrimin, ku do të trajtohen çështje si përdorimi i shkronjës së madhe, shkrimi i emrave të përveçëm të huaj dhe fjalët e përbëra me vizë ose zanore lidhëse. Si edhe përfshirja e një grupi pune të specializuar për këto çështje, duke bashkëpunuar me gjuhëtarë nga Kosova.

Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e organizimit të një veprimtarie ndërdisiplinore kushtuar Peter Priftit. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat