spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:46
HomeSportKomplikohet kalimi i Zhegrovës në Itali

Komplikohet kalimi i Zhegrovës në Itali

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ndalesë e fortë për Juventusin në pistën ‘Edon Zhegrova’. Presidenti i Lille, Olivier Letang, ka dhënë disa deklarata të rëndësishme që duket se mbyllin përfundimisht pistën drejt bardhezinjve.

“Edon Zhegrova do të mbetet me ne këtë sezon – theksoi Letang në prag të sfidës së Ligue 1 kundër Monacos. – Nuk kam marrë asnjë ofertë. Mediat italiane kanë tendencë të ekzagjerojnë: nuk ka asnjë marrëveshje apo tratativë në zhvillim”.

- Advertisement -

Duke kujtuar kontaktet e fundit me Juventusin, ai shtoi:

“E njoh shumë mirë Damien Comolli-n dhe kemi folur disa herë që kur ai mori detyrën te Juventusi. Ka pasur disa shkëmbime disa javë më parë, ndoshta atëherë dera ishte më e hapur, por sot pozicioni im është i qartë: Edoni mbetet me ne”.

- Advertisement -

Ndërkohë, pas stërvitjes së diferencuar për shkak të zërave të merkatos, Zhegrova është rikthyer të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të skuadrës në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të Lille.

“Ai rifilloi të martën pasdite, ndjeu një shqetësim të vogël, por këtë mëngjes u stërvit normalisht”, sqaroi Letang. Në të njëjtën linjë edhe trajneri Bruno Genesio:

“Zhegrova ka punuar me ne këtë javë, edhe pse është normale të ketë nevojë për ritëm, pasi ndeshja e tij e fundit zyrtare daton më 14 dhjetor. Gjithsesi, mund të jetë pjesë e grupit të dielën kundër Monacos”.

Deklarata që në pamje të parë nuk lënë vend për dyshime mbi të ardhmen e Zhegrovës, por që mund të jenë edhe një lëvizje taktike për të forcuar pozicionin e Lille në negociatat me Juventusin.

Meqë vetë lojtari ka shprehur dëshirën për një ndryshim ambienti, një ofertë në kuotat 18-20 milionë euro mund ta shtynte klubin francez të rishikonte shpejt qëndrimin e tij dhe të pranonte shitjen te bardhezinjtë, gjithmonë nëse Comolli do të arrinte ndërkohë të transferonte Nico Gonzalez tek Atletico Madrid për një shumë të ngjashme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat