spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
12:57
HomeKulturëKonferencë shkencore për Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”

Konferencë shkencore për Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në vend, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizoi konferencën shkencore me temë “Hoxha Kadri Prishtina dhe roli i Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’”.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ndër të cilët akademiku Marenglen Verli, anëtar i Këshillit Organizues, së bashku me akademikun Beqir Meta.

- Advertisement -

Nga Instituti i Historisë pranë AShSh-së mori pjesë edhe prof. asoc. dr. Sali Kadria.

Punimet e konferencës u hapën nga kryetari i Këshillit Organizues, Jusuf Bajraktari.

- Advertisement -

Aktiviteti u organizua në dy seanca, gjatë të cilave u paraqitën kumtesa që trajtuan aspekte të ndryshme të kontributeve historike të këtij komiteti, duke përfshirë dimensionin diplomatik, rolin në çështjen kombëtare, si dhe burimet arkivore dhe trajtimet historiografike.

Fjalën e mbylljes e mbajti akademiku Verli i cili theksoi rëndësinë e studimit të mëtejshëm dhe rivlerësimit të veprimtarisë së Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në kuadër të historisë kombëtare, avancimit të kërkimeve në arkiva si dhe të forcimin të bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e temave historike dhe realizimin e botimeve cilësore në këtë fushë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat