spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
22:43
HomeRajoniShqipëriaKonfiskohet sasia e dytë e naftës së kontrabanduar në portin e Durrësit

Konfiskohet sasia e dytë e naftës së kontrabanduar në portin e Durrësit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një tjetër sasi nafte e kontrabanduar është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Gjatë operacionit “Ari i Zi 2” u sekuestruan 400 mijë litra naftë kontrabandë në një anije që vinte nga Tunizia, ndërsa përfunduan në pranga 6 persona.

- Advertisement -

Nafta ishte e fshehur në balastrat e anijes që shërbejnë për balancimin e mjetit me qëllim kontrabandimin. Ky operacion vjen fill pas atij të një dite më parë ku u sekuestruan 670 mijë litra naftë kontrabandë në të njëjtën mënyrë.

Gjatë operacionit “Ari i zi 2”, u arrestuan disa anëtar të ekuipazhit me origjinë në Siria, Egjipti dhe Shqipëria, konkretisht: Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes, Wissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes.

- Advertisement -

Gjithashtu u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, Juxhin Koka, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Serxha Sula, 32 vjeç, banues në Durrës.

Në hetim në gjendje të lirë janë edhe 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat