spot_img
E diel, 15 Shkurt, 2026
23:46
HomeKosovaKonjufca: Forcimi i Kosovës e bën më të fuqishme aleancën veri-atlantike

Konjufca: Forcimi i Kosovës e bën më të fuqishme aleancën veri-atlantike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar vizitën e tij të parë jashtë Kosovës në cilësinë e kryediplomatit të vendit në Mynih, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC), forumi më i rëndësishëm botëror i sigurisë.

Në një postim në “Facebook”, Konjufca ka shkruar se  pjesëmarrja në këtë konferencë vjen në një kohë kur rendi botëror po riformësohet dhe sfidat gjeopolitike po marrin dimensione të reja. Sipas tij, prania e Kosovës në MSC, si pjesë e delegacionit shtetëror, ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin me aleatët strategjikë.

- Advertisement -

“Pjesëmarrja jonë në MSC, si qeveri e Kosovës, bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci, ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamje mbi nevojat për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me aleatët në përballje me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë”, ka theksuar Konjufca.

Ai shtoi se Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëj aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat