spot_img
E enjte, 26 Shkurt, 2026
23:45
HomeKosovaKonjufca pret ambasadorin britanik, riafirmohet partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar

Konjufca pret ambasadorin britanik, riafirmohet partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryediplomati Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ministria në njoftim tha se ambasadori e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe “rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës”.

- Advertisement -

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u tha se palët riafirmuan “qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimin e agresionit rus”, si dhe theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

- Advertisement -

“Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Ministria e Jashtme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat