Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar takim me nënkryetarët e partive politike opozitare, me qëllim diskutimin për organizimin e seancës konstituive e cila do të mbahet me 15 prill.
Në këtë mbledhje morën pjesë nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Në këtë takim, pjesëmarrës nuk ishte askush nga Lista serbe.
Takimi është mbajtur në Kuvendin e Kosovës.