spot_img
E premte, 20 Shkurt, 2026
23:25
HomeKosovaKonjufca takohet me Prattipatin, biseduan për prioritetet e politikës së jashtme të...

Konjufca takohet me Prattipatin, biseduan për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Ministrisë së Jashtme, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati.

Sipas njoftimit, në këtë takim është biseduar për aspektet të interesit të përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës.

- Advertisement -

MPJ në njoftim thotë se Konjufca ka paraqitur vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme derisa ministria do të jetë nën drejtimin e tij.

“Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat