spot_img
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
00:40
HomeKosovaDrejtësiaKonjufca: UÇK-ja ishte aleate e NATO-së në terren, nuk mund ta quash...

Konjufca: UÇK-ja ishte aleate e NATO-së në terren, nuk mund ta quash ndërmarrje të përbashkët kriminale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë, në ditën kur në Kosovë ka pasur marsh për ish-krerët e UÇK-së.

Konjufca ka folur para mediave në Hagë, ku tha se beson se aktakuza do të bie dhe ish-krerët e UÇK-së do lirohen.

- Advertisement -

Ai pyeti sesi ka mundësi UÇK-ja që po akuzohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale të ishte aleate e NATO-së në terren.

Kështu, ai tha se është qesharake të besosh se “UÇK-ja i ka mashtruar shtetet me shërbimet më të forta në botë”.

- Advertisement -

“Nëse kishte me qenë Bashkimi Evropian, po të kishim qenë me këta skenarë të këqij nuk kishin ndodh intervenimet e NATO-s, aeroplanët janë ngritur sepse nuk kanë qenë skenar të këqij. Nëse zemrën e UÇK-së ka pasur ndërmarrje të përbashkët kriminale si ka mundur me shërby UÇK-ja aleancë e NATO-së në terren”, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat