spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
14:52
HomeKosovaKonstatohen shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës për deponinë në Matiçan

Konstatohen shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës për deponinë në Matiçan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë ka konstatuar shkelje të qarta ligjore nga Komuna e Prishtinës lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit.

Pacolli, në një postim në Facebook, ka njoftuar se, përmes një aktvendimi zyrtar, Komuna obligohet që brenda një afati prej 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor.

- Advertisement -

Pacolli ka paralajmëruar se çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasohet me masa të menjëhershme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm i yni. Ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale”, ka theksuar ministrja.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat