spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaKuvendiKonstituimi i Kuvendit, LDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë të re...

Konstituimi i Kuvendit, LDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë të re deri në fund të javës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë të re.

Deri në fund të javës, LDK-ja do të kërkojë sqarime shtesë lidhur me faktin që nuk po zbatohet aktgjykimi i kësaj gjykate, i nxjerrë pak ditë më parë.

- Advertisement -

Lajmin për Nacionalen e ka bërë të ditur Shkëmb Manaj, anëtar i kryesisë së LDK-së.

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet ta qartësojë që kryesuesi i seancës nuk ka të drejtë të dalë nga rendi i ditës.

- Advertisement -

“Do ta dërgojmë në Kushtetuese një kërkesë, që ka të bëjë me moszbatimin e aktgjykimit që e ka dhënë Gjykata. Do të kërkojmë që Gjykata të qartësojë se kryesuesi i seancës nuk ka të drejtë të dalë nga rendi i ditës. Poashtu do të kërkojmë që disa prej gjërave që janë në arsyetim të aktgjykimit, të vendosen në dispozitiv”, tha Manaj.

Ai ka bërë të ditur se kërkesa do të dërgohet në Kushtetuese deri në fund javës.

“Kërkesa do të jetë për tri seancat e fundit, dhe deri në fund të javës do ta dërgojmë në Gjykatë Kushteutese”, tha Manaj për Nacionalen.

Edhe PDK-ja e VV-ja kanë paralajmëruar se do të dërgojnë kërkesa në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht, Mimoza Kusari-Lila e VV-së të martën deklaroi se “duhet një adresim i Kushtuetueses edhe në lidhje me mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare”.

Kështu ajo shtoi se po përgatiten që t’i drejtohen Gjykatës:

“Nuk e kemi leximin e njejtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”.

Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku po ashtu ka thënë se janë duke mbledhur nënshkrimet dhe se do të kërkojnë të kuptojnë se cilat janë pasojat e mosveprimit nga ana e deputetëve.

“Ne do të ndërmarrim hapa brenda këtyre ditëve, lëndën e kemi përgatitur, nënshkrimet jemi duke i mbledhur dhe do të kemi një kërkesë të re për sqarime nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse për ne është shumë i qartë mirëpo do të mundohemi të kuptojmë më qartë cilat janë pasojat e një mosveprimi nga ana e deputetëve. Do të duhej të kishte një pasojë për mos respektimin të aktgjykimit të Kushtetuese. Pra ne do të kërkojmë qartësim cilat janë pasojat për deputetin apo deputeten që nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese” – ka thënë ajo.

Tutje, Çitaku ka thënë se vendimet e Kushtetueses “nuk janë tavolinë suedeze ku përzgjedhin të zbatojnë vetëm ato që i pëlqejnë”.

“Nuk dua të spekuloj, ne si PDK jemi munduar të respektojmë integritetin e institucioneve të pavarura sepse i kemi ndërtuar bashkërisht me shumë mund e sakrificë. Ka ndodhur që ndonjëherë nuk na kanë pëlqyer aspak vendimet që ka marrë Gjykata Kushtetuese por vendimet e saj nuk janë tavolinë suedeze ku ne përzgjedhim dhe i zbatojmë vetëm ato që na pëlqejnë dhe i lëmë anash ato që nuk na pëlqejnë” – u shpreh ajo në “Rubikon”.

Theksojmë se javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese pasditen e së enjtes doli me vendim pas kërkesës së opozitës për sqarim lidhur me votimin e fshehtë, ku mes tjerash, subjektet politike janë obliguar për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendit, ndonëse nuk sqarohet se çka ndodhë më tutje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat