spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
23:50
HomeShëndetiKonsumimi i Kivit ju sjellë shumë të mira

Konsumimi i Kivit ju sjellë shumë të mira

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Konsumimi i kivit mund të përmirësojë humorin brenda 4 ditëve.

Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C që dihet se përmirëson imunitetin dhe mirëqenien.

- Advertisement -

Por tani studiuesit mendojnë se kivi ka ndikim më të shpejtë dhe më të gjatë në kohë se sa suplementet me vitaminë C.

Ekipi nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zhvilloi një regjim ushqimor 8-javor në 155 të rritur me nivel të ulët të vitaminës C.

- Advertisement -

Pjesëmarrësit duhet të merrnin suplemente me vitaminë C, placebo ose të hanin dy kivi në ditë dhe më pas raportonin për vitalitetin, humorin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik përmes sondazhit në celular.

Rezultatet e publikuara në British Journal of Nutrition treguan që kivi përmirësonte vitalitetin dhe humorin brenda 4 ditëve ndërsa duheshin 14-16 ditë që efekti të arrinte kulmin e tij.

Suplementet me vitaminë C e bënin këtë deri në ditën e 12-të.

Veç përmirësimit të humorit, kivi ka veti të tjera të njohura si ndikimi në sistemi tretës, shkëlqen lëkurën, rrit përthithjen e hekurit në organizëm si dhe është burim natyral acidi folik i cili është i nevojshëm për gratë shtatzëna.

Kivi është një frut ushqyes që përmban fibra që ulin kolesterolin dhe vitaminë C që forcon imunitetin, ndër lëndë ushqyese të tjera që mbështesin një dietë të shëndetshme.

Nutricionistja Samina Kallo thotë se një kivi i pjekur duhet të jetë pak më i butë kur shtypet, ngjashëm me një pjeshkë ose avokado të pjekur.

Pra, nuk duhet të jetë i fortë si shkëmb ose i butë. Vetëm kini kujdes të mos e shtypni shumë fort.

Për të kontrolluar pjekurinë, një presion i lehtë është i mjaftueshëm për të përcaktuar nëse është gati për t’u ngrënë.

Kërkoni kivi me një aromë të këndshme dhe të ëmbël.

Nutricionistja dhe zëdhënësja e Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë, Theresa Gentile, thotë se kivi i pjekur do të ketë një aromë të lehtë dhe të ëmbël.

Një erë e thartë tregon se kivi është i prishur, prandaj shmangni blerjen ose ngrënien e një kivi që ka erë të thartë ose të fermentuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat