spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:39
HomeSiguriaPoliciaKontrabandë barnash në Gjilan – kapen mbi 4 mijë euro mall

Kontrabandë barnash në Gjilan – kapen mbi 4 mijë euro mall

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni në dy barnatore në Gjilan dhe Viti ka sekuestruar një sasi barnash të kontrabanduara.

“Task Forca, e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara”, thuhet mes tjerash në njoftim.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për Media

- Advertisement -

Zbulohen barna të kontrabanduara në Rajonin e Gjilanit – Vlera mbi 4000 euro

– Task Forca, e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor. Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro.

Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.

Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat