spot_img
E premte, 29 Maj, 2026
20:05
HomeKulturëKori i Teatrit të Operës do të këndojë shqip në Itali

Kori i Teatrit të Operës do të këndojë shqip në Itali

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të këndojë shqip në Savigliano, rajoni i Piemontes në Itali.

Performanca vjen në kuadër të Festivalit të 36-të Ndërkombëtar të Kantos Korale “Sergio Chiarlo”, aktivitet i cili zhvillohet në datat 5-7 qershor 2026.

- Advertisement -

Pas triumfit të baletit “Carmen” në Bologna, në 23 dhe 24 maj, ku performuan Anbeta Toromani, Adela Muçollari, Alessandro Macario, Dion Gjinika dhe Luca Curreli, tashmë është radha e korit të TKOBAP të përfaqësojë Shqipërinë në një kompeticion ndërkombëtar.

Në këtë festival prestigjioz, ku marrin pjesë kore nga vende të ndryshme të botës, kori ynë do të interpretojë një repertor tërësisht shqiptar, duke sjellë në skenën italiane tingullin, traditën dhe shpirtin e muzikës shqiptare.

- Advertisement -

Festivali do të kulmojë me interpretimin e përbashkët të momenteve nga opera “Nabucco”, ku të gjitha koret pjesëmarrëse do të bashkojnë zërat në një mbrëmje të veçantë muzikore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat