spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeOpinioneKorrupsioni: Një rrezik më i madh se kanceri

Korrupsioni: Një rrezik më i madh se kanceri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hysen Beqa

Korrupsioni është më i rrezikshëm se kanceri, sepse ky i fundit nuk është ngjitës dhe, në raste të caktuara, mund të shërohet. Në skenarin më të keq, personi i prekur vdes. Ndërsa, korrupsioni nuk ka shërim; “sëmundja” e tij metastazon, duke infektuar të gjithë rreth tij, dhe shpeshherë shndërrohet në një “sëmundje” trashëguese.

- Advertisement -

Kur një politikan apo zyrtar i lartë shtetëror korruptohet, korrupsioni depërton te vartësit e tij, pastaj përhapet te vartësit e vartësve, duke rrëshqitur nga një shkallë e hierarkisë te tjetra, deri te nivelet më të ulëta të administratës, si p.sh. recepsionisti. Më pas, korrupsioni kalon tek njerëzit e zakonshëm, me ose pa dëshirën e tyre. Kur ky fenomen përsëritet vazhdimisht, korrupsioni shndërrohet në kulturë pune, madje edhe në mjet jetese apo mbijetese.

Kur korrupsioni bëhet kulturë, zërat kritikë fillojnë të zbehen, derisa heshtin plotësisht, ose kthehen në mbrojtës dhe propagandues të të korruptuarve. Kur korrupsioni fiton terren, edhe ata të paktë që mbeten të pa-infektuar luftohen nga të gjitha anët, me çdo mjet dhe pa mëshirë.

- Advertisement -

Sapo këto zëra kritikë eliminohen, antivlerat shndërrohen në norma, hajdutët bëhen idhuj që lakmohen, të ligjtë ngrihen në pushtet, ndërsa ndërgjegjja humbet përballë ambicieve të sëmura. Shërbimet publike bëhen kushte për përfitime personale, zyrtarët e korruptuar jetojnë në luks, ndërsa të ndershmit në mjerim. Pushtetarët shndërrohen në autokratë, dhe politikanët e ndershëm shpesh ironizohen: “Ky që s’mund të pasurohet as për vete, pret që t’i besojmë edhe votën?!”. Kultura, arti, mediat dhe muzika degjenerohen në “Tallava”.

Prandaj, zërat kundër këtij fenomeni duhet të ngrihen dhe të fuqizohen deri në alarm.

Në të kundërt, shoqëritë që heshtin përballë këtij fenomeni bëhen bashkëpunëtore, dhe më pas bashkëfajtore, në ndërtimin e sistemeve që, më vonë, kalben dhe përfundimisht shemben. Por me rënien e tyre, shemben edhe shoqëritë, duke humbur të gjitha vlerat që mund t’u kenë mbetur.


PS:. Ky opinion përfaqëson qëndrimet e paedituara të autorit dhe jo të storm

Partitë në Kosovë “Xhemati” në diasporë

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat