spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeEkonomiKosova dhe Arabia Saudite forcojnë bashkëpunimin me marrëveshje doganore

Kosova dhe Arabia Saudite forcojnë bashkëpunimin me marrëveshje doganore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në emër të Republikës së Kosovës ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al Jadaan.

“Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave z. Agron Llugaliu dhe atasheun doganor z. Bekim Mehmetaj”, ka shkruar ai në “Facebook”.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona, tribunë dhe teksti

Sipas saj, kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

- Advertisement -

“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat