spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:04
HomeKosovaKosova dhe Kroacia, si trajtohen veteranët e luftës në dy shtete që...

Kosova dhe Kroacia, si trajtohen veteranët e luftës në dy shtete që dolën nga lufta?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Sot po jetojmë për të mbijetuar”, kështu rrëfen ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bahri Shala. 56-vjeçari nga Peja, i cili është baba i dy fëmijëve, të ardhurat e vetme mujore i ka nga pensioni i veteranit të luftës. Kjo shumë thotë se është e pamjaftueshme, meqë nuk i lejohet të bëjë punë tjetër.

Qeveria në fillim të këtij viti, rriti pensionet për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, por jo edhe sa paga minimale në vend. Me këtë rritje, veteranët e luftës marrin pension mujor prej 204 eurosh.

- Advertisement -

Bahri Shala, i cili ishte pjesë e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, flet për jetën e rëndë të pasluftës.

“Sot është pothuajse për të mbijetuar [jetesa], sot për nesër, sot hamë, nesër ndodhë që duhet të shikojmë çka po na ndihmon dikush, apo çka po vjen diku. Se ti me 200 euro nuk ke mundësi të mbijetosh. Të drejtën e punës na i kanë ndalë, atë na i kanë ndalë, disa beneficione nuk t’i lejojnë hiç se do të ishte dashur shteti, sikur Kroacia që e ka të qet në rast social, shteti ta bjen për një muaj gjërat edhe ti e kalon dhe nuk e ke problem për bukë apo për gjëra elementare. Fëmija nëntë apo tetë vjeç ai nuk të pyet, a ki a s’ki, ai si të qohet të thotë ‘babë bukë’”, shprehet ai.

- Advertisement -

Në kohën kur në Kosovë po bëhej gjenocid nga shteti serb, Bahri Shala thotë se i ishte bashkuar luftës me idealin për liri.

Teksa kujton jetën pas çlirimit të vendit, ai tregon se mezi arriti të sigurojë strehim, ndërkohë që deri para katër vjetësh nuk kishte as kulm mbi kokë.

Me ligjin për veteranët e luftës së viteve 1998-1999, shuma e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.

Bahri Shala nga Peja kërkon rishikim të ligjit që t’i mundësohet edhe punësimi.

Pas rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz, luftës çlirimtare iu bashkua edhe Aziz Hyseni nga Podujeva, i cili në atë kohë po jetonte në Kroaci. Fillimisht ai kishte shkuar në Tropojë të Shqipërisë që të armatoset, e më pas në Morinë, Junik dhe zonën operative të Llapit ku ka qenë edhe zëvendëskomandant brigade.

Ai shpreh kritikat e tij për mungesë të trajtimit institucional të veteranëve të luftës për gati tri dekada.

Ligji për vlerat e luftës i miratuar në vitin 2014 parasheh të drejta në shërbime falas, ku “veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë gëzojnë të drejtën e shërbimit shëndetësor falas”.

Megjithatë, ky ligj nuk është zbatuar në tërësi, thotë nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gazmend Syla.

Lidhur me themelimin e qendrës së stresit postraumatik, KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Që nga pasfluta, Syla thotë për KosovaPress se rreth 60 bashkëluftëtarë kanë bërë vetëvrasje.

Si shkak i asaj që kanë përjetuar në luftë, Aziz Hyseni, i cili ka qenë zëvendëskomandant brigade në zonën operative të Llapit thotë se shumë veteranë edhe sot kanë nevojë për trajtim.

Para se t’i bashkohej UÇK-së, Aziz Hyseni në vitin 1991 ishte lajmëruar vullnetar për kyçje në ushtri të Kroacisë, ku ai mori pjesë në luftime për gati një vit.

Ai thotë se në Kroaci “veteranët trajtohet me respekt dhe dinjitet”.

Tom Kaçinari, i cili është kryetar i bashkësisë së shoqatave të vullnetarëve në Kroaci, tregon se si trajtohen kategoritë e dala nga lufta nga Ministrisë së Veteranëve Kroat.

Shteti kroat ka mundësuar punësimin e veteranëve të luftës, thotë ndër tjera Kaçinari, për çka shton se vlerë të madhe kanë vullnetarët, pensionet e të cilëve dallojnë edhe sipas gradave ushtarake.

Veterani i luftës në Kroaci mund të punësohet dhe nuk merr pensin, ndërkohë që kur të arrin pensionin e moshës atëherë merr shumën jo më të ultë se 45 për qind e pagës mesatare në vend.

Në Kroaci janë 518 mijë veteranë të regjistruar, në mesin edhe tyre janë 3200 shqiptarë, ku 2800 e kanë statusin e vullnetarit, 87 dëshmorë, 37 të zhdukur dhe 250 janë invalidë.

Ndërkaq, në Kosovë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë 37 mijë veteranë që e marrin pensionin, nga gjithsejtë 47 mijë të regjistruar. /KP

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat