spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
18:53
HomeKosovaKosova dhe Mali i Zi hapin bisedimet për marrëveshje dypalëshe në sigurinë...

Kosova dhe Mali i Zi hapin bisedimet për marrëveshje dypalëshe në sigurinë ushqimore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, sot ka qëndruar për vizitë në Podgoricë për të thelluar bashkëpunimin me autoritete malaziase në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit veterinarë.

Ai u prit nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave z. Vladimir Jokovic dhe homologun e autoritetit të ushqimit z. Vladimir Djakovic.

- Advertisement -

Temat e diskutimit ishin bashkëpunimi në shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve për të rritur sigurinë e produkteve ushqimore për konsumatorët e dy vendeve.

“Në fushat specifike ku njëri autoritet posedon ekspertizë me të lartë të ndaj përvojat me autoritetin tjetër. Kosova do të ndihmohet sidomos në fushën e kontrollit të produkteve të detit, fushë të cilën Mali i Zi e ka shumë të zhvilluar. Në muajt e ardhshëm, do të punohet edhe në krijimin e lehtësirave të të berit biznes mes dy vendeve. Sidomos në kontrollin kufitar Veterinar dhe Fitosanitar”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat