spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
08:59
HomeKosovaKosova dhe Shqipëria diskutojnë prioritetet për forcimin e diasporës

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë prioritetet për forcimin e diasporës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, që u zhvillua në Prishtinë, e mirëpriti në takim zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Silda Anagnosti-Çepe.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Gashi dhe Anagnosti – Çepe e vlerësuan rëndësinë e forumit “Ulpiana”, si një platformë e veçantë për diskutimin e rolit të diasporës shqiptare dhe angazhimit të saj në proceset diplomatike dhe zhvillimore.

- Advertisement -

“Diskutimi u përqendrua në agjendën dhe prioritetet e përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetjen dhe fuqizimin e aktiviteteve të diasporës shqiptare. Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologen e saj për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë në identifikimin e mekanizmave inovativë për përfshirjen e diasporës në sektorët kyç të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social”.

“Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve dhe projekteve konkrete, duke e kthyer diasporën në një partner kyç për zhvillimin dhe avancimin e prioriteteve strategjike të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat