spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeSportKosova e gatshme për dy miqësoret

Kosova e gatshme për dy miqësoret

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova përballet me Armeninë në kuadër të ndeshjeve miqësore.

“Dardanët” zhvillojnë këtë ndeshje para dueleve kualifikuese për në Kampionatin Botëror.

- Advertisement -

Franko Foda në konferencë për media deklaroi se duan seriozitet maksimal për këto miqësore që i luajnë këtë muaj, duke u fokusuar edhe te lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta.

“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë. Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.

- Advertisement -

Dy ditë më vonë, Kosova përballet me Komoret, për të përmbyllur këtë fazë të ndeshjeve miqësore.

Që të dy këto takime luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja e sotme ndaj Armenisë nisë në ora 19:00.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat