spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
14:31
HomeSiguriaUshtriaKosova investon në artileri amerikane për modernizimin e ushtrisë

Kosova investon në artileri amerikane për modernizimin e ushtrisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas ministrit, kontrata përfshin furnizimin me sistemet HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe automjete moderne mbështetëse. Po ashtu, në marrëveshje janë përfshirë pjesë rezervë, mirëmbajtja teknike dhe trajnimi i personelit për operim dhe mirëmbajtje të këtyre sistemeve.

- Advertisement -

Maqedonci ka theksuar se kjo blerje shënon një fazë të re të zhvillimit të ushtrisë së Kosovës, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të gjata.

“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë,” ka deklaruar ministri.

- Advertisement -

Sipas tij, marrëveshja kontribuon në rritjen e sigurisë së vendit dhe në garantimin e stabilitetit afatgjatë në rajon.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat