Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sonte në fushën e blertë pas humbjes turpëruese me Zvicrën.
Dardanët do të përballen me Suedinë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kosova, edhe në këtë duel, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, ky i fundit u lëndua në ballafaqimin me Zvicrën.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit për shtyp para sfidës me Suedinë, është shprehur i bindur se skuadra do të luajë më mirë se ndaj Zvicrës.
Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se kombëtarja skandinave është favorite, por ka theksuar se e rëndësishme është që Kosova të paraqitet ndryshe nga ajo ndeshje.
Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon në orën 20:45.