spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:03
HomeSiguriaInteligjencaKosova merr pjesë në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

Kosova merr pjesë në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasada e Francës në Kosovë, njofton se në Paris, nga 6 deri më 11 shkurt 2025 do të mbahet samiti për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), ku e pranishme do të jetë edhe Kosova.

Ky samit do të mbledhë udhëheqës të shteteve dhe qeverive, afaristë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, shkencëtarë dhe artistë rreth çështjeve që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale, njofton kjo ambasadë.

- Advertisement -

“Nga 6 deri më 11 shkurt 2025, në Paris, Franca do të jetë nikoqire e samitit për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), i cili do të mbledhë udhëheqës të shteteve dhe qeverive, afaristë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, shkencëtarë dhe artistë rreth çështjeve që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Kosova  po ashtu do të përfaqësohet ne këtë samit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat