spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:30
HomeSiguriaPoliciaKosova në kaos, mbi 100 të arrestuar në vetëm një javë

Kosova në kaos, mbi 100 të arrestuar në vetëm një javë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në shërbim të rendit, drejtësisë dhe sigurisë publike, Policia e Kosovës qëndron në vijën e parë të përballjes me shkelësit e ligjit, duke vepruar me vendosmëri dhe profesionalizëm për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët.

Vetëm gjatë javës së fundit, në të gjitha rajonet e Kosovës janë arrestuar 102 persona për vepra të ndryshme penale, raporton Klankosova.

- Advertisement -

Sipas të dhënave nga raporti 24-orësh i policisë, për periudhën nga 29 shtatori deri më 4 tetor, numri më i madh i arrestimeve lidhet me rastet e dhunës në familje.

Pas kësaj vepre penale, prangat e policisë u përdorën më së shumti për personat që mbanin armë pa leje, sulme ndaj zyrtarëve policorë, për posedim të narkotikëve, e madje edhe për kalim ilegal të kufijve.

- Advertisement -

Po ashtu, në ditët e fundit të shtatorit dhe në fillim të tetorit, 65 persona të tjerë u dërguan në mbajtje për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Arrestimi i personave të dyshuar për vepra penale nuk është vetëm një akt i zbatimit të ligjit, por një mesazh i qartë se askush nuk është mbi ligjin. Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të saj, Policia e Kosovës vazhdon të dëshmojë se lufta kundër kriminalitetit nuk njeh kompromis.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat