spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
06:43
HomeKosovaKosova nikoqire e “Javës së CEFTA-s”

Kosova nikoqire e “Javës së CEFTA-s”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Sekretariatin e CEFTA-s, sot organizon “Javën e CEFTA-s’ 2025 – Tregtim i Përbashkët, Drejt Evropës”.

Në “Javën e CEFTA-s” do të paraqiten disa nga rezultatet e periudhës së kaluar dhe planet e Kryesuesit të ri të radhës, përveç ofrimit të një perspektive më të gjerë të BE-së.

- Advertisement -

Në ceremoninë e hapjes do të flasin; Rozeta Hajdari, Ministre në detyrë, e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Valentina Sujerti, Drejtoreshë nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (online), Amer Kapetanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matij Zakonjsek, Drejtor nga Komuniteti i Transportit dhe Pranvera Kastrati Drejtoreshë në Sekretariatin e CEFTA-s.

Po ashtu do të ketë diskutim të nivelit të lartë i dedikuar eksplorimit të rolit të CEFTA-s dhe marrëveshjeve rajonale tregtare në një epokë të pasigurisë së shtuar dhe të modeleve dhe aleancave tregtare që po ndryshojnë.

- Advertisement -

Sesioni hapës do të vendosë drejtimin për “Javën CEFTA 2025”, duke trajtuar se si marrëveshjet rajonale tregtare si CEFTA kontribuojnë në qëndrueshmërinë ekonomike, konkurrueshmërinë dhe konvergjencën me BE-në në një kohë të paqëndrueshmërisë globale.

Pjesëmarrësit do të eksplorojnë rolin strategjik të CEFTA-s brenda Tregut të Përbashkët Rajonal 2.0 dhe përshtatjen e tij me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Diskutimi do të nxjerrë në pah arritjet kryesore në integrimin rajonal tregtar të CEFTA-s, sfidat e reja nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare të nxitura nga klima, si dhe kontributin e CEFTA-s në ndërtimin e një mjedisi tregtar të parashikueshëm dhe të bazuar në rregulla, të ngritur mbi standardet e BE-së.

Panelistë do të jenë: Pranvera Kastrati, Drejtoreshë e CEFTA-s, Rozeta Hajdari, Ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Kryesuese e CEFTA-s në detyrë, Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Kryesuese e ardhshme e CEFTA 2026, Stasa Kosarac, Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike (TBC), Zoran Dimitrovski, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Nik Gjeloshaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Jagoda Lazarevic, Ministre e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme (TBC).

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat