Të përfitojmë nga dështimet e deputetëve, dështakë të kësaj legjislature (të përkohshme):
Ndoshta është më mirë të dështojnë edhe 50 seanca të tjera. Le të zhgënjehen plotësisht qytetarët nga kjo lojë bajate politike, në mënyrë që të rikthehen më në fund te puna, profesioni dhe jeta e tyre reale. Boll kanë qenë spektatorë falas të politikës—pikërisht ashtu siç u konvenon më së shumti vetë politikanëve.
Për shembull, një elektricist duhet të merret me zanatin e tij fisnik, jo me zgjedhjen apo moszgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Një murator, atje lart në skelë, duhet të kujdeset për sigurinë e tij. Një profesor apo një shkrimtar duhet të përkushtohet te profesioni që ka zgjedhur. Mjekët, gjithashtu. Dhe kështu secili, në punën e tij. Edhe politikanët, sigurisht—në punën e tyre, nëse vërtet e kanë një të tillë.