spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
17:23
HomeSiguriaPoliciaKosova përfaqësohet me krenari në Konferencën Evropiane për Krimet Mjedisore

Kosova përfaqësohet me krenari në Konferencën Evropiane për Krimet Mjedisore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Flora Kqiku, zëvendës-kryetare e rrjetit evropian IMPEL, ka përfaqësuar me sukses Kosovën në Konferencën “T’a vëmë në funksion Direktivën e re Evropiane për Krimet Mjedisore”, mbajtur më 21-22 maj 2025 në Bratislavë, Sllovaki.

Ngjarja, e organizuar nga katër rrjetet më të rëndësishme evropiane në fushën e mjedisit – IMPEL, ENPE, EUFJE dhe EnviCrimeNet – mblodhi autoritete nga shtetet anëtare të BE-së, përfaqësues të ministrive dhe autoriteteve mjedisore, prokurorë, gjyqtarë, policë dhe organizata të rëndësishme nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. Qëllimi i konferencës ishte të sigurohej një zbatim sa më efikas i Direktivës së re Evropiane për Krimet Mjedisore, përmes shkëmbimit të përvojave, fuqizimit të bashkëpunimit dhe ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta.

- Advertisement -

Në dy ditët e punimeve, 240 pjesëmarrës patën mundësinë të dëgjonin përfaqësues të institucioneve kyçe si Komisioni Evropian, INTERPOL, Europol, Eurojust, UNODC, CEPOL dhe të tjerë, të cilët ndanë përvojat dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional – vendor, ndër-shtetëror, evropian dhe ndërkombëtar – për të forcuar përpjekjet kundër krimeve mjedisore.

Flora Kqiku kontribuoi në disa role të rëndësishme gjatë konferencës, duke vepruar si kryesuese seance, prezantuese dhe anëtare e ekipit organizativ. “Secili prej këtyre roleve paraqet për mua një përvojë të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme drejt avancimit ndërkombëtar në çështjet mjedisore, si në aspektin shtetëror, ashtu edhe në atë personal,” deklaroi Kqiku.

- Advertisement -

Ajo shtoi se është një privilegj i madh që Kosova përfaqësohet në ngjarje të këtij niveli dhe që ka mundësinë të japë një kontribut konkret në fuqizimin dhe zbatimin e legjislacionit mjedisor në Evropë dhe më gjerë.

“Me shumë kurajo dhe më të bashkuar se kurrë, do të vazhdojmë me këtë energji dhe punë të mira,” përfundoi ajo, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme dhe domethënëse.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat