spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
00:39
HomeSportKosova pjesë e 100 kombëtareve më të mira për vitin 2024

Kosova pjesë e 100 kombëtareve më të mira për vitin 2024

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja e Kosovës në futboll përfundon vitin 2024 në vendin e nëntëdhjetë e nëntë, me 1219 pikë në ranglistën e FIFA-s.

Në ranglistën e fundit të përditësuar të enjten, edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka ruajtur pozicionin e saj. “Kuqezinjtë” renditen në vendin e gjashtëdhjetë e pestë me 1375 pikë.

- Advertisement -

Ndërkohë, Argjentina vazhdon të jetë në krye të botës. Kampionët e Botës dhe të Copa America kanë ruajtur vendin e parë në renditjen e FIFA-s për vitin 2024 për të dytin vit radhazi. Ekipi i drejtuar nga Lionel Scaloni, që ka triumfuar në Copa America këtë vit, kryeson para Francës në vendin e dytë dhe Spanjës, fitueses së Euro 2024, në vendin e tretë.

- Advertisement -

Në dhjetëshen më të mirë vijojnë Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.

Lëvizjen më të madhe të vitit e ka regjistruar Angola, e cila është ngjitur për tridhjetë e dy vende, duke përfunduar në vendin e tetëdhjetë e pestë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat