spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
12:55
HomeKosovaKosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania, PANZERFAUST 3

Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania, PANZERFAUST 3

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Faqja ndërkombëtare “World News” ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit PANZERFAUST 3 nga Gjermania.

Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

- Advertisement -

Sistemi PANZERFAUST 3 njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s.

Panzerfaust 3 ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Panzerfaust 3 përdoret nga të paktën 11 shtete.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat