spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
23:54
HomeKosovaKosova pritet të zbardhet këtyre ditëve

Kosova pritet të zbardhet këtyre ditëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas verës së nxehtë dhe të thatë, vendi ynë gjatë këtyre ditëve, do të përfshihet nga reshjet të shiut dhe borës së parë.

“Duke filluar nga data 01.10.2025 e deri më 03.10.2025, i tërë vendi do të përfshihet fillimisht nga reshje të shiut, të cilat më të shprehura do të jenë në pjesën lindore dhe jug-lindore, të cilat herë pas here mund të jenë me intensitet më të lartë dhe me potencial për të krijuar vërshime të shpejta. Më të përfshirë do të jenë pellgu i Moravës së Binçës dhe i Lepencit. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe si pasoj reshjet e shiut do të kthehen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore, por ajo pritet të bie edhe në disa zona më të ulëta. Duke pasur parasysh, verën shumë të thatë, nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat