spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:32
HomeKosovaDrejtësiaKosova sërish në rrezik nga arbitrazhi

Kosova sërish në rrezik nga arbitrazhi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një kompani angleze ka siguruar mjetet e nevojshme për të vazhduar luftën e saj në Arbitrazh kundër Kosovës.

Fjala është për kompaninë Fox Marble Ltd, e cila është ankuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, shkruan Storm.

- Advertisement -

Për të çuar përpara këtë proces, Eco Buildings Group PLC njoftoi se ka marrë mbështetje nga Atticus Litigation Financing, një fond i ri që pritet të fillojë punën në gusht.

Kompania ka bërë të ditur se rasti lidhet me ‘humbje të konsiderueshme që vijnë si pasojë e veprimeve të pafavorshme dhe të papërshtatshme të ndërmarra nga agjenci të ndryshme qeveritare në Kosovë.

- Advertisement -

Fox Marble ka angazhuar firmën ligjore BSA Laë me seli në Dubai si këshilltar kryesor ligjor me pagesë të kushtëzuar.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ecur përpara me këtë çështje”, tha Drejtori Ekzekutiv i Eco Buildings, Sanjay Boëry.

“Me këtë ofertë për të financuar plotësisht çështjen tonë nga Atticus, e cila këshillohet nga një nga figurat më të respektuara në financimin global, ne jemi të bindur në aftësinë tonë për ta çuar këtë kërkesë deri në një rezultat pozitiv. Mbështetja nga Atticus dhe BSA Law është një vërtetim i fortë i jashtëm i pozicionit tonë ligjor dhe meritave bindëse të çështjes sonë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat