Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pas takimeve me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti, riafirmoi mbështetjen e Turqisë për një Kosovë “të pavarur dhe sovrane”.


Duke iu referuar mbështetjes për përpjekjet për paqe dhe negociata në rajon, tha: “Është në interesin tonë të gjithëve që në këtë rajon të mbizotëroj paqja dhe stabiliteti.” Por Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan pati një cilësim të çuditshëm për Kosovën, duke iu referuar si “trashëgimia e paraardhësve tanë”. Duke thënë përmes rrjetit X (ish-Twitter) se beson që bashkëpunimi dypalësh (Turqi – Kosovë), do të forcohet.
Ai theksoi angazhimin e Turqisë për prosperitetin dhe stabilitetin e Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi “do të bëhet më i fortë çdo ditë.” Sa i përket përpjekjeve të Kosovës për të fituar njohje më të gjerë ndërkombëtare si një shtet sovran, Fidan deklaroi: “Ne e mbështesim plotësisht (Kosovën) në këtë rrugë.”
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan gjatë kësaj vizite i ka takuar poashtu komunitetin Turk në Kosovë. Me Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, poashtu një vizitë në objektet ushtarake turke. Ai gjithashtu e ka vizituar selinë e KFOR-it në Prishtinë dhe mori një përmbledhje nga komandati i KFOR-it Ozkan Ulutas. Ai gjithashtu u informua për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës nga Myftiu, Naim Ternava.
Kjo është vizita e parë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë që nga marrja e detyrës nga ana e tij. Theksojmë se Turqia ka një vëmendje të veçant për zhvillimet në rajon, me theks ato ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
by: Storm-rks + mediat e Turqisë