spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:39
HomeSportKosova triumfon në miqësoren e dytë

Kosova triumfon në miqësoren e dytë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë edhe fitoren e dytë në muajin qershor, të dyja në kuadër të miqësoreve.

“Dardanët” kanë fituar me rezultat prej 4-2 ndaj Ishujve Komore.

- Advertisement -

Mysafirët ishin të parët që shënuan në “Fadil Vokrri”, me anë të Bakari Said në minutën e 12-të.

Pas shtatë minutash, Albion Rrahmani shënoi për golin e barazimit.

- Advertisement -

Me rezultatin prej 1-1 u mbyll pjesa e parë, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe më shumë gola.

Fillimisht Albion Rrahmani shënoi për golin e dytë personal në minutën e 59-të. 20 minuta më vonë, Rrahmani e kompletoi hattrickun në natën e sontme.

Në minutën e 85-të, megjithatë Ishujt Komore e ngushtuan epërsinë me anë të Said.

Mirëpo, për rezultatin final të ndeshjes u përkujdes Fisnik Asllani, që shënoi për 4-2.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan në shtator ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat