spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
15:13
HomeSportNdeshja historike për Botëror transmetohet në tri ekrane gjigante në Prishtinë

Ndeshja historike për Botëror transmetohet në tri ekrane gjigante në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova sonte ndodhet para një ballafaqimi historik me Turqinë, ku do të vendoset fati i rrugëtimit drejt Kampionatit Botëror. Kjo ndeshje vendimtare, e cila fillon në orën 20:45, do të transmetohet drejtpërdrejt në sheshet kryesore të qyteteve në mbarë vendin.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se në Prishtinë janë caktuar tri pika kryesore ku tifozët mund ta ndjekin ndeshjen përmes ekraneve gjigante, duke krijuar një atmosferë madhështore për përkrahjen e „Dardanëve“.

- Advertisement -

„Prishtina është gati për spektakël! Ndeshja Kosovë – Turqi do të transmetohet në ekrane gjigante në tri pika në kryeqytet: në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe te Pallati i Rinisë. Bashkohuni në festën e madhe të futbollit në sheshet e kryeqytetit“, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

Ky organizim synon të bashkojë mijëra tifozë që nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë në stadiumin „Fadil Vokrri“, duke e kthyer qendrën e Prishtinës në një arenë festive në mbështetje të ëndrrës sonë për kualifikim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat