Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se Kosova ka ndryshuar masën ndaj mallrave që vinë nga Serbia.
Ai ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, i ka shkruar drejtorit të Doganës një kërkesë që në pikën kufitare në Merdarë të ndërrohet masa nga kufizimi në kontroillin e shtuar.
“Presim të vijnë skanerët. Kur të vijnë, vendosen në krejt pikat kufitare sepse masat tona janë masat e sigurisë. Vendimi merret pak ditë para takimit të radhës së Cefta-s dhe Procesit të Berlinit”, ka deklaruar Kurti.
I pyetur nëse qeveria është koordinuat me miqtë ndërkombëtar, pasi i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Sarrazin ka kërkuar që të hiqet masa në tërësi, Kurti ka thënë se masat s’janë tregtare, por janë masa kundër dhunës.
“Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë në kufi. Kemi pas konfiskime të mëdha të armatimit. Grupi armatosur që vrau Afrim Bunjakun është ende i lirë. Nëse vijnë mallrat dhe nëse të njëjtat nuk kontrollohen s’e dimë çka ka në to. Unë kam qenë në portin e Hamburgut edhe kam pa se si funksionon skaneri statik e ai lëvizës. Qeveria është marrë dhe ka negociuar me Gjermaninë. Ndryshimi që është marrë besojmë që është i mjaftueshëm që në Cefta dhe Procesin e Berlinit të kemi sukses të plotë”, ka shtuar tutje Kurti.
Kryeministri ka thënë se pos nga Gjermania, ka kërkuar edhe nga SHBA skanerë, derisa ka deklaruar se edhe Dogana e Kosovës ka porositur skanerë.