spot_img
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
22:51
HomeKosovaKosovë, mbi 200 mijë banesa bosh – një “paradoks urban”

Kosovë, mbi 200 mijë banesa bosh – një “paradoks urban”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Kosovë janë evidentuar 581 mijë e 95 banesa, nga to, 356 mijë e 959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë, ndërsa 207 mijë e 165 banesa ose 35,7 për qind janë të pabanuara, përfshirë ato të destinuara për shitje, qira apo përdorime të tjera.

Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e raportit “Të dhënat për banesat dhe ndërtesat sipas komunave” nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

- Advertisement -

Në anën tjetër çmimi i banesave viteve të fundit ka shënuar rritje në vazhdimësi në vendin tonë, veçanërisht në Prishtinë.

Sipas ASK-së, publikimi i këtyre statistikave ofron një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet në sektorin e ndërtimit dhe mbi përmirësimin e kushteve të jetesës në fushën e banimit në Kosovë.

- Advertisement -

Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara ndihmon në kuptimin e trendëve urbane dhe në identifikimin e nevojave për planifikim të qëndrueshëm të hapësirës për banim në të gjitha komunat e vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat